Ballina Aktualitet “Mund të vini për të kërkuar largimin e qeverisë”, kryeministri Rama ‘thumbon’...

“Mund të vini për të kërkuar largimin e qeverisë”, kryeministri Rama ‘thumbon’ Henri Çilin: Në funeralin

31

Pasditen e sotme në Kryeministri u dhuruan 25 libra për kujtesën mbi komunizmin në Shqipëri.

Para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke thumbuar botuesin Henri Çili lidhur me qëndrimin e tij kundër qeverisë.

“Ne i kemi të gjithë këto libra. Ndoshta Henri në funeralin tim do të thotë se me gjithë gjërat që na ndanë do të thotë se një ditë në COD na bashkoi një gjë e bukur, kolana që ai e çmoi. Ne në këtë hapësirë bëjmë gjëra që ia vlejnë dhe që mund të shkaktojnë xhelozira. Do t’u lutesha që ta frekuentoni më shpesh këtë hapësirë. Të gjithë mund të vijnë. Me vjen mirë që Henri e kërkon këtë hapësirë në të njëjtën kohë që kërkon largimin e qeverisë. Mund të vini këtu për të kërkuar largimin e qeverisë. Janë të dy palët e garantuara se jemi në dy kate të ndryshme,”tha Rama në fjalën e tij.