Ballina Aktualitet Mungesa e simboleve të Kosovës në Gjykatën Speciale, Meidani: Urgjent ndalni këtë...

Mungesa e simboleve të Kosovës në Gjykatën Speciale, Meidani: Urgjent ndalni këtë sajesë politike

19

Nga Rexhep Meidani

Më bëri përshtypje ky pasazh në media. Sipas tij, avokati mbrojtës i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson ndër të tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është përgjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vetë avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla e gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte, se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nëse me të vërtetë, në sallën e kësaj gjykate nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atëherë, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë inisiativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kësaj sajese politike, të miratuar në një parlament vendor dhe të “pompuar” si gjoja një gjykatë ndërkombëtare!…

* Ish President i Republikë se Shqipërisë