Ballina Aktualitet Murrizi kundër betejës që po zhvillohet ndaj Tahirit: Ruajuni nga ndonjë kasetë...

Murrizi kundër betejës që po zhvillohet ndaj Tahirit: Ruajuni nga ndonjë kasetë në hotelet e jugut

34

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri, që po përballet në gjyq nën akuzën e grupit të strukturuar k.riminal dhe trafik d.roge, mund të ketë filmime kompromentuese.

Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, Murrizi u shpreh se nuk është dakort me këtë betejë që po zhvillohet kundër ish-ministrit të Brendshëm.

Ai foli në lidhje me ndryshimet e deputetëve ndër vite, përsa u përket aparencës së tyre dhe tha se si dihet, ndoshta Tahiri ka dhe ndonjë kasetë, që mund të implikojë persona të tjerë të politikës në lidhje me akuzat që i rëndojnë.

“Armani terital nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikon kasetat e TVSH-së duken si brigadier. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe.

Aty ku bashkë hapët shampanjë dhe ndryshuat emrin e partisë nga PPSH në PSSH, filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj. Nga Jorgo në Kajmak, nga shërbeti në kos.

Ndaj jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet,”– tha Murrizi ndër të tjera.

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, nisi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri doli para gjykatës i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia.

Gjykata është tërhequr tashmë për të marrë vendimin që do të bëhet publik pas orës 16:00. Vendimi do të jepet edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.