Ballina Aktualitet Murrizi : Në zgjedhje kundër çdo qelbësire politike! Me Ramën do flas...

Murrizi : Në zgjedhje kundër çdo qelbësire politike! Me Ramën do flas pas 25 prillit

18

Teksa partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme të 2021, ka edhe nga ata që do të krijojnë parti të re. Konkretisht deputeti Myslym Murrizi është kryesuesi i partisë së re që pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme në parlament.

Murrizi ishte i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ku foli rreth partisë së re dhe zhvillimeve të fundit politike.

Ndërkohë i pyetur nëse do të bashkohej në qeverisje me kryeministrin Rama, ai është shprehur do të flas pas 25 prillit, datë kjo ku do të zhvillohen zgjedhjet.

A do pranonit të bashkëpunonit më Ramën? Ti jepnin mandatin e tretë Ramës?

“Me qejf dëshirë dhe vullnet do të jem kundër qeverisë së majtë, Myslym Murrizi dhe deputetët që përfaqësojmë. Pas zgjedhjeve të shikojmë se si do jenë raportet. Sa mandate do kemi de sa do të ketë opozita. Se këtu ska ndarje nuk i ndan dot më. Fakti që shoh Kac Islamin tek PD, që u ka thënë do ju thyej kafkat deputetëve të PD-së. Shpresoj që 2021 do ua plasi surratit.” tha Murrizi. /Top Channel