Ballina Aktualitet Murrizi tallet me Bashën e Kryemadhin: Nga sulmues përfunduan spektatorë

Murrizi tallet me Bashën e Kryemadhin: Nga sulmues përfunduan spektatorë

39

Deputeti demokrat Myslym Murrizi ka komentuar vendimin e opozitës për tu bërë pjesë e procesit të Reformës zgjedhore. I ftuar në studion e “Ora News” Murrizi u shpreh se ky vendim i ngjan një fabule, që për një faull të arbitrit heq fanellën dhe ikën nga loja, por një ditë të bukur gjen bileta dhe futen sërish.

“Për Kodin zgjedhor në 29 vjet pozitë dhe opozitë kanë qenë bashkë. Të gjithë këta që kanë drejtuar Shqipërinë, që kanë qenë në poste kyçe, kanë dalë nga PPSH.

Në Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese kanë qenë gjykatës dhe prokurorë të gjithë ata që kanë dënuar, ata që kanë sharë Enverin.

Basha, Mediu, Monika, Nardi, Dashi ishin anëtarë të Reformës zgjedhore.

Është njësoj si një katërshe sulmuesish të fortë, që për një faull të arbitrit heq fanellën dhe ikën nga loja.

Por një ditë të bukur gjen bileta dhe futen sërish, por si spektatore”, deklaron Murrizi.