Ballina Lifestyle Na bëri krenarë të gjithë me triumfimin e saj në Belgjikë dhe...

Na bëri krenarë të gjithë me triumfimin e saj në Belgjikë dhe unazën me shqiponjë! Robert Aliaj fton shqiptarët të gje

18

Vajza e artistit Robert Aliaj i bëri krenarë gjithë shqiptarët duke rrëmbyer vendin e parë në “The Voice Kids” në Blegjikë.

Gala tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj të veçantë, por edhe me një detaj që bëri për vete shqiptarët.

Ajo mban në dorë një unazë me shqiponjë, e cila zgjoi krenarinë e çdokujt që e ndoqi këngëtaren në spektakël.

Mirëpo, duket se ky nuk është detaji i vetëm shqiptar që e lidh Galën me Shqipërinë. Më të fundit e ka zbuluar babai i saj, Roberti në një lidhje direkte nga Belgjika për ‘ABC e Mëngjesit’.

Kënga e saj e parë “Contagious”, e sapolançuar në bashkëpunim me emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music ka një element shqiptar në tekstin e saj. Roberti ka ftuar të gjithë atdhetarët ta gjejnë në formën e një kuizi dhe ai që e gjen do të ketë mundësinë të fitojë një t-shirt me firmën e Galës.