'Na çatë tr*pin me këtë pyetje' / Nuk përmbahet Edi Reja, shpërthen keq ndaj gazetarëve – Descript

19

Trajneri kuqezi, Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.

“U bë e mërzitshme kjo pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin ‘monstra’”. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtës. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazë ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezultate më të mira,” tha ndër të tjera trajneri Edi Reja.

The post ‘Na çatë tr*pin me këtë pyetje’ / Nuk përmbahet Edi Reja, shpërthen keq ndaj gazetarëve appeared first on Descript.