Ballina Aktualitet Na mbytën budallenjtë! Kandidati i Bashës: Mjerë ne po fitoi Biden, Rama...

Na mbytën budallenjtë! Kandidati i Bashës: Mjerë ne po fitoi Biden, Rama do i numërojë votat në lëndinat e Surrelit tani

23

Analisti i PD dhe ish-kandidati i Lulzim Bashës për deputet, Fitim Zekthi, ka shprehur hapur atë që shumë demokratë në Shqipëri mendojnë për zgjedhjet në Amerikë.

Ose më saktë, ata që shumë delirantë mendonin se me Donald Trump në pushtet, do të mundnin Ramën.

Edhe pse kjo, në fakt nuk ndodhi, pasi Trump qendroi katër vite në pushtet.

“Ne gare ne SHBA nuk eshte Trump kunder Biden, as demokratet kunder republikaneve. Ne gare jane forcat qe duan te shkulin nga SHBA ( nga politika, kultura, shoqeria amerikane) por edhe kudo ne bote frymen dhe rrenjet e Deklarates se Pavaresise dhe ta zevendesojne ate me frymen progresiste rusoiane, marksiste apo cfaredo qofte.

Deklarata e Pavaresise i mendon njerezit si te krijuar nga Zoti me te drejta natyrore te barabarta ndersa fryma progresiste i sheh njerezit si te dhene ne nje realitet te caktuar, si te barabarte ne natyren e tyre dhe per pasoje duhet bere cmos qe ata te behen te gjithe njesoj….

Mjere ne dhe bota po fitoi kjo fryme rusoiane apo marksiste”, shkruan ai.

Ndërsa më pas shkruan:

“Eshte e qarte se nqs fiton Joe Biden ka gjasa qe Rama ti numeroje votat ne lendinat me ullinj ne Surrel. Padyshim qe Rama ka shprese te madhe tek kjo gje. Si do qe te jete Rama ka nje sekelldi te brendshme nga Trump pavaresisht se hiqet sikur “e ka mik””.

Sipas tij, Trump ka pasur kundër gjithë botën, ndaj po humbet:

“Para pak ditesh Bill O’Reilly gazetar i njohur amerikan tha se gjithe mediat e medha, tv dhe gazeta, portale, Hollivudi, kompanite e sondazheve, Ëall Street-i, Silicon Valley, gjithe Ëashingtoni jane me Biden dhe ne lufte te ashper me Trump.

Censura ndaj Trump eshte aq e madhe sa edhe tëeeter apo facebook nuk lejojne share shkrime qe prekin Biden.

Guvernatoret demokrate ne PA, NV, MI, Ëi kane kerkuar votim me poste duke bere qe miliona vota te hidhen me poste dhe te krijojne kete ngadalesi apo paqartesi si tani. Pra nje lufte totale ne cdo drejtim.

Duke qene keshtu, O ‘Reilly tha se ” Nqs Trump fiton kjo do te jete mrekulli dhe Vatikani duhet ta hetoje”. PS: E kishte fjalen (simbolikisht) per hetimin qe ben Vatikani kur shpall dike shenjtor nese ka bere ai mrekulli”, shkruan Zekthi.