Ndahet nga jeta ish-ndihmësi i De Biasit, ai i bën dedikimin e ndjerë – Descript

21

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-futbollisti italian i viteve ‘60-70, Angelo Pereni. Në vitin 1978 ai nisi karrierën e trajnerit, ndërkohë që ka qenë dhe ndihmës i Gianni De Biasit në kombëtaren e Shqipërisë në vitet 2011-2014.

Kombëtarja jonë ishte dhe pika mbyllëse e karrierës së tij.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë De Biasi me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shkruan një dedikim tejet prekës për mikun që humbi:

“Lamtumirë Angelo, bashkëpunëtori im në orët e para te kombëtarja shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç ishe mësuar në jetë. Ke qenë gjithmonë një mjeshtër në futboll dhe në jetë. I respektueshëm me të gjithë dhe plot delikatesë në mënyrën e të mësuarit të futbollit. Preferove të qëndroje në shtëpi pas dy viteve që kaluam së bashku te Shqipëria.

Nuk dëshirojë më të udhëtoje dhe doja të qëndrojë afër njerëzve të tu të dashur. Ju shpreh familjarëve të tu ngushëllimet e mia më të thella. U prehsh në paqe“.

Ci ha lasciato Angelo Pereni.Ciao Angelo compagno della mia prima ora con la Nazionale albanese. Te ne sei andato in…

Gepostet von Gianni De Biasi am Sonntag, 13. September 2020

/descript.al/

The post Ndahet nga jeta ish-ndihmësi i De Biasit, ai i bën dedikimin e ndjerë appeared first on Descript.