Ballina Aktualitet ‘Ndalova për kafe e raki’, ambasadorja amerikane kalon një pasdite me gratë...

‘Ndalova për kafe e raki’, ambasadorja amerikane kalon një pasdite me gratë e Dhërmiut: Mi mbushën duart me fiq

26

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po pushon në Dhërmi, ku ka njohur një pjesë të bukur të Shqipërisë. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto, teksa vë në pah mikpritjen e grave shqiptare.

“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen.

Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme.

Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguat zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, shkruan Kim.