Ndeshja me Bjellorusinë/Reja i beson përvojës: Hysaj luan në mesfushë, ja kush e zëvendëson Memushajn – Descript

19

Edi Reja do t’u besojë lojtarëve me përvojë në ndeshjen me Bjellorusinë, e cila është edhe ndeshja e parë për edicionin e ri të Nations League.

Trajneri i kuqezinjve zbuloi se Hysaj do të luajë në rolin e mesfushorit të djathtë, ndërsa ka dilema për lojtarin që do të zëvendësojë Memushajn.

‘‘Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit’’, është shprehur Reja.

Sa i takon problemeve të shfaqura te lojtarët ai theksoi se ‘‘Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin, ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje’’.

Bjellorusia

‘‘Luajmë kundër Bjellorusisë, që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin’’.

The post Ndeshja me Bjellorusinë/Reja i beson përvojës: Hysaj luan në mesfushë, ja kush e zëvendëson Memushajn appeared first on Descript.