Ballina Aktualitet Ndëshkimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, garanci për drejtësinë e re...

Ndëshkimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, garanci për drejtësinë e re dhe dënimin e politikanëve të korruptuar në Shqi

16

Sa herë flitet për urdhra kriminalë, eleminime me pagesë, korrupsion, pastrim parash e pasuri të vjedhura, shqiptarët përmendin si ekzemplarë, Sali Berishën e Ilir Metën, dy shtetarët e lartë, me dosje të zeza veç e veç e së bashku në pushtet.

Por edhe sa herë flitet, për shtetarë të pandëshkuar e të pa penguar ligjërisht, për të qenë në krye të politikës komanduese, përsëri përmenden Sali Berisha e Ilir Meta.

Të dy këta; edhe përballë krimeve të provuara në këto 28 vite tranzicion, kanë qenë të pa prekshëm nga drejtësia; jo se kanë qenë e janë të fortë, por sepse gjithë struktura e shtetit ka qenë dhe ende është nën urdhërat, ose minimalisht nën presionin e tyre.

Me reformën në drejtësi, Berishës e Metës, përveçse po u bien “ushtarët” prokurorë e gjyqtarë, u ka rënë dhe fuqia për të diktuar këtë sistem të ri, që po formëzohet nën monitorimin e plotë të SHBA.

Ndaj dhe kanë 3 vite, të bashkur politikisht, ekonomikisht e familjarisht në të njëjtin hall me drejtësinë; që po rropaten për ta kapur sistemin në nivelet larta, ose minimalisht për të vonuar ngritjen e institucioneve, siç kanë bërë e po bëjnë edhe këto ditë me Gjykatën e Lartë e Kushtetuese.

Të dy e dinë, që kanë hartuar dosjet e krimeve dhe korrupsionit të njeri-tjetrit, duke i përdorur si mjet presioni; por kjo për ta, ka qenë normë morale, ndaj dhe janë bashkë në “transhenë e zezë” kundër drejtësisë së re.

Tmerri i Berishës e Metës, nuk është shefi i prokurorisë apo i SPAK, caktuar e votuar nga Balla e Manja; por ekipi i BKH-së, struktura që po trajnohet nga SHBA e në “shkollat” anti-krim politik-shtetëror të SHBA, për të bërë goditje në nivele të larta.

Ja 6 nga 20 dosjet e gatshme, me krimet e faktuara të Sali Berishës

Ngritja dhe aktiviteti e firmave piramidale, si skemë e paramenduar dhe urdhrat që shkaktuan djegien e Shqipërisë në vitin 1997, me pasojë vdekjen e 3000 shqiptarëve, mes tyre dhe 34 ushtarakë.

Urdhërimi i SHIK, për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen fizike të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili kishte filmuar takimin sekret me kupolën e UDB.

Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, për të marrë pushtetin me dhunë dhe terrori publik me tanke e militantë të armatosur.

Vrasja në Gërdec e 26 punonjësve ilegalë, plagosja e 30 banorëve, mes tyre gra e fëmijë.

Urdhërimi i Gardës më 21 janar 2011, për të qëlluar mbi protestuesit, me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e 40 të tjerëve.

Pranimi si Anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të serbo-boshnjakut Damir Fazllç, nipi i shefit të UDB, Jovica Stanishic; të cilit i dha 20 dosjet sekrete të Shtetit Shqiptar.

Ja 6 nga 20 dosjet e gatshme, me krimet e faktuara të Ilir Metës

Vjedhja e 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit, realizuar me kontrata shtetërore false, për gjoja blerje vagonësh treni në Austri.

Zhdukja me firma e vula tenderash fiktivë, të 13 milionë USD ndihmë e SHBA, akorduar për ri-ndërtimin e akseve rrugore Tiranë-Durrës-Elbasan.

Vjedhja e 200 mijë ton grurë e 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA-s, realizuar me letra false në Portin Detar-Durrës, sikur u hodhën në det si “të skaduara e infektuara”.

Vrasja dhe fshehja krimit, për 2 punëtorët e vrarë në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e Skraparit.

Udhërimi i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së ish vartësit të tij, Eduard Belegu, ish-drejtor i përgjithshëm i hidrokarbureve dhe minierave të krom-bakrit.

Video-skandali “Prifti”, provë me zë dhe figurë e hajdutërisë dhe ryshfeteve, bërë me emërimet, tenderët dhe koncesionet e HEC.

FAKT/ Redaksia “Pamfleti”, si pjesë aktive e denoncimit të krimit e korrupsionit në kupolën politike, rikujtoi disa nga zullumet e dyshes Berisha-Rama, të cilat do të jenë “lëndë e parë” për BKH.

Në dosjet e secilit prej tyre, ka nga 20 krime e afera korruptive, që minimalisht dënohen me nga 10 vite burg e sipas ligjit, me sekuestrim të pasurive të shumta që kanë e kanë fshehur me emra të tjerë.

Tani e në vazhdim, “çekiçin” e drejtësisë për Berishën, Metën e të tjerët si këta që janë në krye të politikës dhe pushtetit, nuk e kanë më në dorë Gjinët, Zaganjorët, Beçajt, Llallët e Fullanët, por e ka SHBA./Pamfleti