Ballina Aktualitet Ndizet “lufta”! Berisha sulmon Genc Rulin pas kërkesës që i bëri të...

Ndizet “lufta”! Berisha sulmon Genc Rulin pas kërkesës që i bëri të largohej nga politika: I vendosur deri në

21

Ndizet lufta brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka nisur një proces përzgjedhje për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme dhe ishte Genc Ruli, ai i cili dha sinjale se Berisha mund të mos rikandidojë.

Ai u shpreh se ka ardhur koha që ai të largohet nga politika. Por dje Berisha ka reaguar për herë të parë duke e sulmuar publikisht në një intervistë televizive. Nga ana tjetër Berisha deklaroi se derisa të ndahet nga kjo botë do jetë në Parlament. “Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ka thënë dy gjëra elementare që nuk afrohen kurrë me njëra tjetrën.

Ngatërron karrierën me betejën. Për karrierë Berisha i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë më 26 qershor 2013. Të mendosh se një njeri që ka pasur 1, 2, 3 funksione qëndron deputetë për karrierë kjo është jashtë arsyes. Beteja është tjetër. Beteja ka vazhduar dhe do vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve të PD.

Prandaj thashë Ruli është burrë i mençur, por ndonjëherë… Unë do vazhdojë betejën derisa të arrihet qëllimi. Nga beteja nuk do të tërhiqem kurrë”, tha ai. I pyetur se përse nuk kandidon përballë Ramës në Durrës, ai tha: “Unë jam në betejë në pozicionim tim. Nuk jam unë në krye të betejës, por të tjerët. PD sot ka figura krejt të tjera që janë yje në ngjitje, unë jam në pozicionin tim”.

Pakti Kosovë-Serbi

Pakti i arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë një sërë reagimesh të forta në Tiranë. Më i alarmuari nga firmosja e kësaj marrëveshje duket se është pikurish ish kryeministri i vendit Sali Berisha. Gjatë një interviste televizive ditën e djeshme, Berisha sulmoi ashpër presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e akuzon se ka shkelur Kushtetutën dhe sipas tij ai duhet të shkarkohet.

“Miladini shqip folës (Hashim Thaçi) shkonte tek pullë dhe nxirrte ambasadorin jashtë. Ndërkohë që ai (Vuçiç) e mbante ambasadorin e Serbisë aty. Ky e largonte dhe i thoshte ambasadorit se ti më spiunon. Për këto ai duhet shkarkuar. Njeriu që shkelte Kushtetutën, presidenti që shkelte kushtetutën duhet të merrte vendin e merituar dhe jo ta hiqte Gjykata e Hagës”, tha Berisha.

Plaku i marrosur vazhdoi te tregoi përalla shtoi më tej se kjo marrëveshje ka tashmë një garant të fortë, që është SHBA. “Ky takim u thirr për marrëdhënie ekonomike. I zoti i shtëpisë, në mënyrë të përsëritur informoi se do të trajtojë çështje ekonomike, se do të zbatojë doktrinën e presidentit të tij se me përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike do të vijë përmirësimi i marrëdhënieve politike. Kjo marrëveshje u firmos në Dhomën Ovale. Është nga marrëveshjet e pakta që firmoset në atë dhomë.

Zotëria për ta zhvlerësuar tha se nuk kishte asnjë gjë të re. Problemi është se ata tani kanë një garanci që është Shtëpia e Bardhë për zbatimin e tyre. Nëse presidenti Trump i fiton zgjedhjet, ai do insistojë zbatimin e atyre që u firmosën para tij”, tha Berisha. Ndërkohë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë foli dje edhe presidenti Hashim Thaçi. Gjatë një interviste për “TCH”, Thaçi u shpreh se në 26 qershor kur u nis për në Uashington për t’u takuar me Vuçiç, në draftin e marrëveshjes ka qenë edhe pika 10, e cila kishte të bënte me njohjen e Kosovës nga Serbia. Por kjo pikë nuk është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri të Kosovës Avdullah Hoti pak ditë më parë, dhe Thaçi thotë se kjo mund të jetë hequr për shkak se nuk është rënë dakord me Serbinë.

“Është me rëndësi që të gjithë liderët kërkuan që SHBA të ketë rol udhëheqës dhe kjo ka ndodhur. Kemi pasur skepticizëm për angazhimet e të tjerëve për Kosovën. Në draftin e kaluar ishte pika 10 për njohjen e Kosovës por është hequr. Nuk e di pse ka ndodhur”, tha Thaçi.