Ballina Kuriozitete Ndodh për herë të parë! Publikohen pamjet e rralla të planetit Mars...

Ndodh për herë të parë! Publikohen pamjet e rralla të planetit Mars në 4K: Ja detajet mahnitëse (Video)

13

Publikohen për herë të parë pamje të rralla të planetit Mars në cilësinë 4K. Fotografitë janë shkrepur nga tre rover-at e NASA, Opportunity, Spirit dhe Curiosity në disa nga vendet më interesante të planetit të kuq.

Po ashtu është publikuar edhe një video e cila tregon shumë nga vendet më të famshme të Marsit me detaje mahnitëse, duke përfshirë Cape Verde, Santa Maria Crater, Burns Cliff dhe Marathon Valley Valley. Videoja e rrallë vjen pak para se NASA të nisë një rover të ri në Mars.

Balta e gjetur në Mars sinjalizon praninë e ujit në të kaluarën e cila besohet që ka mbuluar marsin rrethh 3.8 miliadrë vite më parë. Në këtë pikë, në vitin 2020, roverët e NASA-s kanë gjetur prova të pakundërshtueshme që Marsi dikur ishte një planet me ujë.

Pamjet me rezolucion të lartë janë një mozaik i dhjetra fotografive të dërguara në Tokë. Sot vetëm një rover i NASA vijon të jetë funksional./ Burimi:Mirror