Ballina Aktualitet “Ndodhi një ditë pas vizitës tuaj në Tiranë”, Ruçi reagon pas infektimit...

“Ndodhi një ditë pas vizitës tuaj në Tiranë”, Ruçi reagon pas infektimit të Vjosa Osmani me Covid-19 dhe jep mesazhin

19

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka bërë një reagim pas lajmit se Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus.

Me anë të një letre Ruçi i uron shërim të shpejtë dhe shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për mbështetje ndaj fqinjëve në çdo rast nevoje.

Mesa duket infektimi i Osmanit vjen një ditë para vizitës së saj të planifikuar në Tiranë.

“E dashur Vjosa, mësova lajmin se sot keni rezultuar pozitive me Covid-19. Ju uroj ta kaloni sa më shpejt dhe sa më lehtëkëtë sëmundje, e cila prej gati një viti po rrezikon jetët njerëzore në mbarë botën. Prekja nga Covid-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës Tuaj të planifikuar në Tiranë.

Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për Ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.