Ballina Aktualitet Në “Bled Strategic Forum” Matthew Palmer deklaron: Synimi ynë, hapja...

Në “Bled Strategic Forum” Matthew Palmer deklaron: Synimi ynë, hapja e negociatave me BE për Shqipërinë dhe M

45

Në Forumin Strategjik i Bledit, (Slloveni), i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Palmer në fjalen e tij në këtë Forum me temë ’ Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi’, theksoi se synimet e SHBA për Ballkanin janë të qarta dhe janë tre:

Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional

Pjesë nga fjala e Palmer:

Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë:

Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional

Kujtojmë se në datë 30 gusht (para 4 ditësh), Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”