Ballina Aktualitet Në këtë Universitet të huaj, nga 10 studentët më të mirë të...

Në këtë Universitet të huaj, nga 10 studentët më të mirë të këtij viti, 8 janë… shqiptarë!

44

Këto ditë u shpall lista e të diplomuarve për bachelor të vitit akademik 2019-2020 për Universitetin Teknik të Stambollit.

Studentët bachelor 2019-2020 të këtij Universiteti që e mbyllën këtë vit me mesataren 3.99 janë Emiljo Mehillaj në degën Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni, Bianka Pajo në degën Inxhinieri Ndërtimi, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka në degën e Ekonomisë.

Studentët që pasojnë me mesatare më të lartë (maksimumi është 4) janë Arlind Billa në degën e Inxhinieri Elektronike dhe Informacioni; Xhoela Bame në degën Biologji Molekulare dhe Gjenetikë me mesatare 3,96; Alket Çiku për Inxhinieri Ndërtimi, me mesatare 3,94

Ka rënë shumë në sy që 8 studentët që kanë dalë të parët janë nga Shqipëria. Vitin e kaluar akademik studentja që doli e para ishte Ida Gjergji me mesatare 4.0 e cila gjithashtu ishte shqiptare.