Ballina Sport Në muajt e fundit të shtatzënisë, Albani ndan foton më të bukur...

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Albani ndan foton më të bukur të ditës të Miriamit me barkun e rrumbullakosur: Tre ar

31

Miriam Cani është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe lajmin e ëmbël e dha në mënyrën më të veçantë.

Teksa ishte në koncertin recital të Albanit, ajo u shfaq me barkun pak të rrumbullakosur dhe tregoi e emocionuar lajmin e ëmbël.Gjatë kësaj kohe ajo ka qenë disi aktive në rrjetet sociale, por deri më tani nuk kishte zbuluar se si dukej barku.

Megjithatë, së fundmi kuriozitetin na i ka shuar Albani nëpërmjet një fotoje shumë të ëmbël.Ai ka publikuar në Instagram, foto të Miriamit nga koka te këmbët dhe Ameli.

“Tre arsye për të jetuar”, shkruan Albani në foton e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Sipas llogaritieve, këngëtarja duhet të jetë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ende nuk dihet gjinia e bebit.

Pra, së shpejti Ameli do të bëhet me një motër ose një vëlla.

Kujtojmë se në muajin maj, Albani dhr Miriami i thanë “po” përgjithmonë dashurisë së tyre në një ceremoni intime.