Ballina Bota “Nëse bëhen armatosje që tejkalojnë kufirin”, Turqia i përgjigjet Greqisë: Jemi të...

“Nëse bëhen armatosje që tejkalojnë kufirin”, Turqia i përgjigjet Greqisë: Jemi të gatshëm për të negociuar me të

24

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se “Ne jemi në favor të bisedimeve për ndarjen e drejtë dhe uljen në tryezë me të gjithë në Mesdheun Lindor. Do të jetë Greqia ajo që do të humbasë nëse bëhen armatosje që tejkalojnë limitin (e marrëveshjes për ishullin Kastellorizo)”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij algjerian Sabri Boukadoum pas një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme.

Në fjalën e tij Çavuşoğlu bëri të ditur se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Algjerisë vazhdojnë në nivel të shkëlqyer dhe se marrëdhëniet dypalëshe duhet të zhvillohen edhe më tej.

Në takimin me Boukadoum në rend dite erdhën çështjet rajonale kryesisht ato për Libinë, ku zhvillimet në këtë vend ndikojnë ndaj Algjerisë për shkak se është vend fqinj, tha Çavuşoğlu i cili nënvizoi se qetësia dhe stabiliteti i Libisë është i rëndësishëm për të gjithë.

“Zgjidhja e vetme në Libi është zgjidhja politike. Këtë e kemi thënë që në fillim. Kemi treguar shumë përpjekje për armëpushim. Këto çështje i kemi biseduar edhe me Algjerinë. Edhe pas kësaj do të vazhdojmë gjithmonë bashkëpunimin tonë. Do të mbështesim së bashku ndërtimin e procesit politik dhe të një armëpushimi në Libi. Kohët e fundit ka pasur disa përpjekje por sërish kemi vërejtur se pala e Haftarit nuk i beson zgjidhjes politike dhe armëpushimit dhe se dëshiron vetëm zgjidhje ushtarake. Por, ne do të vazhdojmë së bashku përpjekjet tona ashtu sikurse kemi vërejtur edhe në Moskë, Berlin dhe Tripoli”, deklaroi Çavuşoğlu.

Në pyetjen për hapat e njëanshëm të Greqisë të hedhur kohët e fundit kryesisht për transportimin e ushtarëve me anijen “Blue Star” në ishullin grek Kastellorizo, ministri Çavuşoğlu vuri theksin se në ishull mund të jenë të pranishëm armë jo të rënda për forcat e sigurisë, policisë ose të xhandarmësirë, por që edhe kjo ka “një limit”.

“Hapat e njëanshëm që Greqia ka hedhur kryesisht kohët e fundit, në të vërtetë janë hapa për të përjashtuar Turqinë. Ne Mesdheun Lindor, ne jemi pro një zgjidhjeje të përbashkët për t’u ulur në tryezë me të gjithë, për të negociuar dhe për të ndarë në mënyrë të drejtë për të gjithë. Do të jetë Greqia ajo që do të humbasë nëse bëhen armatosje që tejkalojnë limitin (e marrëveshjes për ishullin Kastellorizo)”, shtoi Çavuşoğlu.