Ballina Aktualitet Nëse faza e tretë rezulton pozitive, Italia gati vaksinën kundra Covid-19 në...

Nëse faza e tretë rezulton pozitive, Italia gati vaksinën kundra Covid-19 në nëntor

17

Presidenti i ndërmarrjes bioteknike IRBM Pomesia në Romë, Piero di Lorenzo ka deklaruar që, nëse testet e fazës së tretë të vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe prodhuar nga AstraZeneca do jenë pozitive, në Itali do të mbërrijnë që në muajin nëntor 2-3 milion dozat e para.

Ai tha gjithashtu se pavarësisht pezullimeve të përkohshmë, nuk ka asgjë për tu shqëtësuar dhe faza e tretë dhe e fundit e provave klinike do të vazhdojnë sipas parashikimeve.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, deklaroi se Italia gjithashtu është duke punuar për një marrëveshje të madhe europiane për vaksinën e Oksfrodit.

Testimi i vaksinës rifilloi pas pezullimit të përkohshëm për shkak të një reagimi anësor te një prej 30 mijë vullnetarëve, dhe që pas hetimeve u konstatua se nuk ishte derivat i antidodit britaniko-suedez.