Ballina Sport Neymar, mashkulli që fuqizon gratë?! E dashura i vë këmbën mbi trup...

Neymar, mashkulli që fuqizon gratë?! E dashura i vë këmbën mbi trup brazilianit

14

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Neymar Jr dhe Natalia Barulich nisën në shkurt të këtij viti, kur dyshja postoi foto në Instagram krahë njëri-tjetrit në ditëlindjen e yllit të PSG.

Megjithatë, romanca e sulmuesit brazilian me ish-të dashurën e Malumës u konfirmua në muajin maj, pasi çifti pozoi për revistën “GQ Russia” në Paris.

Marrëdhenia e futbollistit të famshëm dhe bukuroshes 28 vjeçare duket se po shkon më mirë se kurrë, dhe kjo falë Neymar.

Dyshja është shfaqur sërish në kopertinën e një revistë prestigjoze, atë të “Harper’s Bazaar” në Vietnam, të muajit gusht.

Foton e ka publikuar vetë Natalia në Instagram. “Meshkuj që fuqizojnë femrat! Më shumë kështu ju lutem,” shkruan artistja në përshkrim duke iu referuar Neymar.

Në kopertinë, ajo i vendos këmbën mbi trup brazilianit, teksa ai qëndron në tokë.

Gjatë intervistës për “Harper’s Bazaar”, çifti foli edhe për pikpamjet e tyre në lidhje me modën, ëndrrat, bindjet dhe përgjegjësinë sociale.