Ballina Aktualitet Ngjela, përplasje me Mediun e Gjekmarkajn: Të rinjtë e PD duhet të...

Ngjela, përplasje me Mediun e Gjekmarkajn: Të rinjtë e PD duhet të largojnë Bashën. T’ju pranojë Uashingtoni, ju pranoj

36

Avokati dhe politikani i njohur Spartak Ngjela theksoi është pjesë e emisionit “Real Story”, në TV’News 24″, ku situata e rendë politike është në qendër të diskutimit. Gjatë fjalës së tij Ngjela ka theksuar se nëse e djathta klasike do të vijë në pushtet nuk duhet të dëgjojë më liderin demokrat Lulzim Bashën, por të vendosë në krye të PD të rinj demokratë, që punojnë në institucione të rëndësishme në Europë.

Ndërkohë ai ka qenë i pamëshrshëm lidhur me braktisjen e Parlamentit nga ana e opozitës dhe i është kundërvënë ashpër Fatmir Mediut e analistit Agron Gjekarkaj, me të cilët ka zhvilluar “dueli” e mëposhtëm:

Mediu: Ne nuk dolëm nga parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri.

Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.

Ngjela: Mirë ore zotëri, çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’ju pranoj edhe unë.

Mediu: Sot Shqipëria është në krizë. Shqipëria po shpopullohet.

Ngjela: Nuk është krizë. Kjo është ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.

Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.

Ngjela: Kjo nuk është krizë politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.

Gjekmarkaj: Me këtë krizë, kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.

Ngjela: Nuk iu ka përkrahur asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar.

Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë.

Më kanë thënë të huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në Perëndim, thërrisni të djathtën klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama, prandaj iu afron.

Mediu: Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese…