Ballina Aktualitet Nikoqirët apo nënë…faqenxirët që kujtojnë se nuk i njohim! Netët 2mijë dollarëshe...

Nikoqirët apo nënë…faqenxirët që kujtojnë se nuk i njohim! Netët 2mijë dollarëshe të Berishës, Aldos, Besnikut

29

Faturat që ka paguar Ministria e Drejtësisë, për ministren Etilda Gjonaj gjatë udhëtimeve jashtë vendit, kanë shkaktuar debat dhe reagime të mëdha publike në vend ditët e fundit. PD e ka përdorur rastin për të sulmuar ministren e drejtësisë, duke kërkuar shkarkimin ose dorëheqjen e saj, ndërkohë që në krah të Gjonajt kanë dalë deputetë të opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari apo Myslym Murrizi.

Megjithatë, portali lexo.al, ka publikuar disa fatura, ku tregohen shpenzimet e ish-ministrit të kulturës në kohën e PD, Aldo Bumçi, gjatë një udhëtimi në SHBA, ka paguar 1158 dollarë, për dy neqtë qëndrimi në hotel.

Thënë ndryshe, për një natë qëndrimi, Aldo Bumçi paguante 8 vite më parë plot 579 dollarë për të fjetur në hotel në SHBA, një shifër e përafërt kjo me ato të faturave të publikuara nga ministrja Gjonaj. E gjithë shuma është paguar vetëm për një dhomë, dhe për dy netë qëndrimi në një hotel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Një faturë e dalë nga ministria e drejtësisë për shpenzime delegacioni (700 euro), ka bërë që PD të mësyjë në sulm ndaj ministres së drejtësisë duke e paraqitur si një abuzim marramendës. Aq dramatike paraqitet situata nga foltoret e PD sa publiku me të drejtë mund të perceptoje se në kohën kur qeveriste PD, këto shpenzime nuk bëheshin (edhe pse kjo do të thotë se nuk punohet me përfaqësimin e interesave te Shqipërisë tek shtetet e huaja).

Por për të mos humbur në të thella, mjafton të kërkosh një faturë të një ministri para 2013 për një krahasim të thjeshtë e për të hedhur dritë mbi faktet reale.

E në këtë rast, nuk ka një krahasim më të mirë sesa me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili hiqet sikur në kohën kur ai qeveriste, kjo procedurë nuk ndodhte.

Sali Berisha në vitin 2009, siç duket nga fatura, për 3 netë në një nga rrjetet e hoteleve më të mira në botë (Hilton), ka paguar nga buxheti i shtetit plot 2695 dollarë. Pra, dhoma për një natë për Berishën ka kushtuar plot 839 dollarë. Ajo që vlen të theksohet është së këto bëhet fjalë për vitin 2009, që do të thotë se çmimet e hoteleve sot në 2019 sa vijnë e rriten.

Shpenzimet e përfaqësuesve të shteti Shqiptar në takimet e tyre të punës jashtë vendit janë një rutinë e ushtrimit të funksionit e cila është e pashmangshme dhe kostot që lidhen me të janë të paevitueshme. Kjo është normale ashtu si edhe debati lidhur me nivelin e tyre. Në thelb ky është një debat i shëndetshëm sepse mund te bëjë diferencën lidhur me menaxhimin e parave publike dje dhe sot.

Një faturë e dalë nga ministria e drejtësisë për shpenzime delegacioni (700 euro), ka bërë që PD të mësyjë në sulm ndaj ministres së drejtësisë duke e paraqitur si një abuzim marramendës. Aq dramatike paraqitet situata nga foltoret e PD sa publiku me të drejtë mund të perceptoje se në kohën kur qeveriste PD, këto shpenzime nuk bëheshin (edhe pse kjo do të thotë se nuk punohet me përfaqësimin e interesave te Shqipërisë tek shtetet e huaja).

Por për të mos humbur në të thella, mjafton të kërkosh një faturë të një ministri para 2013 për një krahasim të thjeshtë e për të hedhur dritë mbi faktet reale.

Pas faturës së Aldo Bumcit (ish ministër kulture) që ditën e djeshme që doli në media, ku për dy netë shteti paguante për të 1200 dollarë, një tjetër faturë e vitit 2006, del në dritë. Këtë herë bëhet fjalë për ish-ministrin e Jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, i cili siç duket nga fatura, për 3 netë hotel e shërbime plot shpenzon plot 2191 dollarë. Thënë ndryshe, hoteli për një natë ka kushtuar në atë kohë, 664 dollarë.

Dhe kjo shifër plot 13 vjet më parë, e kjo duhet theksuar pasi me kalimin e viteve çmimet e hoteleve rriten progresivisht.

Por, nuk mbaron me kaq. Një tjetër urdhër pagese i firmosur nga i ngarkuari me punë në atë kohë në SHBA, Kreshnik Collaku, tregon se si shteti shqiptar mbulon edhe biletën e avionit të bashkëshortes së ish ministrit Mustafaj madje edhe gjobën për ndërrim date (mund të mendohet edhe si kapricio e gruas por se vertetojmë dot).

Kostot e bashkëshortes për fluturimin janë 375 dollarë për të lëvizur nga ORLANDO në WASHINGTON.

Po në vitin 2006, Mustafaj siç shihet edhe në urdhër pagesën e mëposhtme, ka shpenzuar nga plot 1541 dollarë edhe për delegacionin në Majemi.

Pra, shifrat janë shifra e faktet fakte. PD që sot sulmon e di fort mirë se si shpenzimet e Gjonajt edhe të tjerat janë të domosdoshme dhe normale në takime të nivelit të lartë, por në mungesë të aftësisë për të trajtuar çështjeve reale politike, PD zgjedh si përherë beteja pa sens dhe është kapur sërish pas një fije kashte./Lexo.al