Nis edhe futbolli i femrave/Hidhet shorti për sezonin 2020-21 – Descript

18

Në ambientet e “Air Albania” Stadium është hedhur shorti i kampionatit kombëtar të futbollit të femrave për edicionin 2020-2021.

Në shortin e drejtuar nga specialistët e Sektorit të Garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve dhe mediat, të cilëve i uruan suksese në këtë edicion të ri që është në prag.

Kampionati i 12-të i futbollit të femrave ka pësuar disa ndryshime këtë edicion duke parë që marrin pjesë për herë të parë në histori skuadrat e Tiranës, Partizanit, Lushnjes dhe Skënderbeu që është rikthyer në garë.

Kampionati është i përbërë nga 12 skuadra dhe do zhvillohet në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë 22 ndeshje.

Java e parë do të luhet këtë fundjavë dhe këto janë çiftet:

AAS – Bilisht Sport

Tirana AS – Partizani

Juban Danja – Teuta

Lushnja – Vllaznia

Tirana – Kinostudio

Skënderbeu – Apolonia

The post Nis edhe futbolli i femrave/Hidhet shorti për sezonin 2020-21 appeared first on Descript.