Ballina Aktualitet Nis protesta për Teatrin, Rama bën një tjetër lëvizje dhe dërgon sinjalin...

Nis protesta për Teatrin, Rama bën një tjetër lëvizje dhe dërgon sinjalin e qartë: Një përshesh i radhës..

18

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Teatrin e Operas dhe Baletit, pikërisht në momentin kur sapo ka nisur protesta e Aleancës për Teatrin. “Arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës”, shkruan Rama lidhur me përplasjet për Teatrin.

Postimi i Ramës

Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët e trupa jonë, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e sinfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Neë York apo Tokio, m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!

Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasa të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës…