Ballina Aktualitet Nis puna për ngritjen e Byrosë së Hetimit, qeveria akordon 1 miliardë...

Nis puna për ngritjen e Byrosë së Hetimit, qeveria akordon 1 miliardë lekë për godinën dhe pajisje speciale, ja si do zbu

32

Qeveria ka nisur përgatitjet për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas ngritjes së Prokurorisë sëPosaçme, do të jetë radha e BKH, institucion i cili do të shërbejë si Polici Gjyqësore për SPAK. Përmes një vendimi të marrë të mërkurën, qeveria shqiptare i akordoi Ministrisë së Brendshme 1 miliardë lekë. Këto para do të shkojnë për godinën e SPAK, BKH, por dhe për pajisje speciale.

Bëhet fjalëpër pajisje të sofistikuara,që nga aparate përgjimi, te makina e së vërtetës dhe mjete të tjera që duhen për të gjurmuar paratë e pushtetarëve dhe zbuluar aferat e korrupsionit. Në vendim përmendet SPAK e BKH, por sipas burimeve, pjesa më e madhe e parave do shkojnë për Byronë, e cila pritet tëngrihet te godina e ish-Ministrisë së Shëndetësisë. “Këshilli i Ministrave vendosi: Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në zërin “shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 100.000.000 (njëqind milionë) lekësh, për përshtatjen e mjediseve të punës për Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e tyre; Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, për vitin 2019; Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që u botua menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në fokusin e saj, BKH do të ketë hetimin e të gjithë pushtetarëve të lartë, duke filluar që nga presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri e deri tek anëtarët e gjykatave apo kryebashkiakët dhe deputetët.

Si do funksionojë BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit do jetë një organ që do të kontrollohet nga ndërkombëtarët, por sidomos nga amerikanët. Sipas një raporti të publikuar nga EURALIUS, ekspertët e BE dhe SHBA kanë gati planin për ngritjen e SPAK. Po ashtu, janë përcaktuar pajisjet që do të instalohen aty, bashkë me vlerën e secilës. Pajisjet do vijnë nga SHBA dhe BKH do jetë një institucion që do të operojë mbi bazën e hetimeve mbi metoda speciale. Por rolin më të madh aty do e kenë padyshim ekspertët. BKH do ketë ekspertë ligjorë, financierë, kontabilistë, ekspertë përgjimi, etj. Më herët, SHBA ka nisur një proces trajnimi pranë Akademisë së Sigurisë për shumë emra, që më pas ata të garojnë për në BKH. Të gjithë kandidatët do i nënshtrohen vetingut dhe po ashtu do u nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme. Pra sinjalet janë se SHBA e BE i kanë piketuar emrat kryesorë të BKH, por tani po pritet vetëm ngrija e KLGJ dhe e KLP, që i hap rrugë ngritjes së SPAK dhe të Byrosë.

Përbërja e BKH

Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit

e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore,

të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera

përkatëse, të cilët janë nën drejtimin administrativ të Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare

të Hetimit dhe nën varësi procedurale hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Elisjeda Kiko