Ballina Sport Një shqiptare për Fiat-in! Kush do ta promovojë modelin më të ri...

Një shqiptare për Fiat-in! Kush do ta promovojë modelin më të ri të kompanisë

26

Një shqiptare do të përfaqësojë Fiat-in! Kompania gjigante ka zgjedhur këngëtaren e talentuar, me origjinë shqiptare, Ava Max-in, e cila gëzon aktualisht një famë ndërkombëtare.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop- it dhe një nga qytetet më të dalluar për fashion. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, ndërkohë që në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. Ishin prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.

Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth. Artistja fshihet edhe pas suksesit të Ariana Grande-s (me të cilën ka një shoqëri të ngushtë) duke ndihmuar në tekstet e hiteve “Thank U, Next” apo “Break Up With Your Girlfriend”.

Disa nga këngët më të suksesshme të saj janë: “Sweet but Psycho”, “Torn”, “Into Your Arms”, e të tjera.