Një sulm ëndrrash në Paris/ Ronaldo dhe Messi mund t’i bashkohen Neymar-it tek PSG-ja – Descript

23

Këto ditë po qarkullojnë hipoteza se sezonin e ri  mund të shohim në Paris një sulm ëndrrash, të përbërë nga Messi-Ronaldo-Neymar.

Në fakt ndryshe nga vitet e kaluara, kur kjo lëvizje mund të shihej si e pamundur këtë sezon që vjen një kombinim i tillë mund të jetë plotësisht i mundur.

Kjo për disa arsye, Cristiano sipas lajmeve që po qarkullojnë këto ditë është shumë i shtrenjtë për arkat e bardhezinjve, e për këtë arsye klubi torinez po kërkon një blerës për të.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Messin, i cili pas disfatës dramatike 8-2 ndaj Bayern, po e mendon gjithnjë e më shumë largimin nga klubi që e bëri të njohur.

Ajo që i përforcon edhe më shumë këto zëra merkatoje është një deklaratë e agjentit të Neymar, Vagner Riberio, i cili ka thënë se një treshe sulmi Messi-Ronaldo-Neymar mund të jetë më se i mundshëm tek Paris Saint Germain.

The post Një sulm ëndrrash në Paris/ Ronaldo dhe Messi mund t’i bashkohen Neymar-it tek PSG-ja appeared first on Descript.