Ballina Aktualitet Njohja e Kosovës/ SHBA i përgjigjet menjëherë deklaratës së papritur të ministrit...

Njohja e Kosovës/ SHBA i përgjigjet menjëherë deklaratës së papritur të ministrit serb: Nuk është e vërtetë

20

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, i cili është pjesë e delegacionit në Uashington, deklaroi për mediat e vendit të tij se në takimin që po zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, Serbisë po i kërkohet njohja e Kosovës.

Sipas Malit, temat ekonomike që ishin prezantuar më herë nuk janë përparësi, ndërsa në pikën e dhjetë të axhendës flitet për njohjen e ndërsjellë. Ai shtoi se ky është një presion shumë i madh ndaj delegacionit serb, por ai po lufton për çdo fjalë.

“Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur. Deri më tani ky është propozimi më i keq që e kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët. Por, nuk do të sprapsemi dhe do të luftojmë”, theksoi Mali.

I dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar menjëherë pas kësaj deklaratë të ministrit serb, duke thënë se asnjë gjë nuk është e vërtetë.

Reagimi i Grenell vjen përmes një postimi në rrjetet sociale ku është publikuar një lajm i mediave që citojnë ministrin serb, Malli, mbi të cilin zyrtari i lartë amerikan shkruan se është i pavërtetë.