Ballina Kuriozitete Nuk do ta besoni se me çfarë çmimi shitet piktura e Ramës...

Nuk do ta besoni se me çfarë çmimi shitet piktura e Ramës në Berlin

32

Faqja “News Artnet” ka publikuar një listë me pikturat e edicionit “art berlin”, të cilat mund të blihen për një shifër që është më e vogël se 10 mijë euro. Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Rama prezantohet me një pikturë që e ka realizuar me dokumentet e punës. Aty, ai ka derdhur fantazinë e tij nëpërmjet ngjyrave. Dhe sa mendoni se shitet ky punim në ekspozitë? Për 3500 euro.

Në veprat që ka përzgjedhur “News Artnet”, piktura e Ramës është më e lira, ndërsa të tjerat varjojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë euro.

Isaac Chong Wai, në shitje për 9,000 euro

Nicola Martini, në shitje nga 8000 në 10,000 euro

Vera Kox, në shitje për 5,500 euro

Edi Rama në shitje për 3500 euro