Ballina Aktualitet “Nuk është këmba ime në një këpucë”! Kryeministri Rama zbulon arsyen e...

“Nuk është këmba ime në një këpucë”! Kryeministri Rama zbulon arsyen e vërtetë përse e mori vendimin për list

15

Kryeministri Edi Rama sot komunikoi vendimin e PS për lista të hapura duke thënë se ky vendim nuk vjen ngaqë ai i ka ‘këmbët në një këpucë’ por sepse kështu do populli shqiptar.

Më tej, Rama shprehu bindjen personale se listat e hapura nuk janë ‘recetë çudibërëse’ por gjithsesi do ndërgjegjësojë deputetët se zgjedhja e tyre në Kuvend varet direkt nga votuesit.

“Është hera e parë, unë kam qenë edhe në opozitë, që Marrëveshjen e Kodit Zgjedhor po e bën nga A-ja te Zh-ja opozita.

Kemi shkelur mbi veten tonë për ta kënaqur deri në fund PD-në dhe grupin që ajo udhëheq.

E dyta. Dëgjoni këtu: Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata që janë brenda. Ju mund t’i shifni si të doni, opozita jashtë mund t’i trajtojë si të dojë, në fund të fundit ata njerëz nuk i kam sjellë unë por PD, LSI e cilado forcë tjetër. Ata janë deputetë të Republikës së Shqipërisë me legjitimitet 100%. Me Ata punojmë në Kuvendin e Shqipërisë, jo me ata që janë jashtë.

E treta, nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që çon në konkluzionin se duhet të hapim listat por është bindja jonë që populli shqiptar me shumicë dërrmuese kërkon dicka dhe ne duhet t’ia japim atë që kërkon. Nuk kam dëshirë të pikturohem si njeriu që kontrollon gjithcka, listat e mbyllura etj. etj. Edhe pse unë besoj që listat e hapura nuk janë një recetë cudibërëse dhe koha do e vërtetojë. Por në këto kushte, është detyrim”, u shpreh kryeministri teksa tha se listat e hapura, nga ana tjetër nuk mundësojnë formulën aktuale të koalicioneve.

“Nevoja e një lidhje më direkte dhe një pranie me të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë kur deputeti e di që konfirmimi i tij do varet nga qytetarët të cilëve u shërben.

Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve sepse i bie që në një fletë votimi, të kemi 40 parti këtej 40 andej, secili nga një kandidat. Do ishte një fletë qylym. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendecë apo qëllim që subjektet të bëjnë marrëveshje mes tyre. Kjo është çështje e tyre”, tha më tej Rama.