Ballina Bota Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 27 milionë

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën tejkalon 27 milionë

19

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 27 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 27.069.726 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.431.160 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë Brazili (4.123.000), India (4.114.773), Rusia (1.020.310), Peru (683.702), Kolumbia (658.456), Afrika e Jugut (636.884), Meksika (629.409), Spanja (517.133), Argjentina (471.806) dhe Kili (420.434).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 278.228.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 883.771 persona. Ndërkaq, 19.170.299 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.015.656 raste aktive.