Ofendoi trajnerin/Bernard Berisha: Le të mos më ftojë më, jam gati të luaj si ushtar për Kosovën – Descript

19

Sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha bëri një gjest provokues në sfidën Kosovë-Serbi, duke ofenduar trajnerin zvicerian, Challandes.

Duke folur për gjestin dhe raportin me trajnerin, Berisha u shpreh se nëse tekniku mendon që gjesti ishte pikërisht për trajnerin, atëherë ai është i lirë jo vetëm ta pezullojë sulmuesin por edhe mos e ftojë më.

Berisha theksoi pas ndeshjes se gjesti pas supergolit me Greqinë nuk ishte për trajnerin Challandes, por ai shtoi se në 2 vite s’kishte luajtur asnjë minutë me Kosovën.

Nga ana e tij, trajneri i Kosovës, Challandes nuk e pranoi gjestin e Berishës dhe pse u shpreh i sigurt se ishte pikërisht për të.

Por Berisha duket se mban përgjegjësi për aktin por shpreh gatishmërinë që të luajë gjithmonë si ushtar për Kosovën.

Statusi nga Bernard Berisha

“Shumëkush mendon që gjesti im ishte në drejtim të trajnerit. Nëse dhe trajneri mendon ashtu, atëherë të mos më ftojë dhe të më pezullojë për shkak të disiplinës që nga ndeshja tjetër.

Nuk kam luajtur asnjë minutë prej dy vitesh dhe askush si unë nuk e di si jam ndjerë. Jam gjithmonë i gatshëm të luaj si ushtar për Kosovën, sa herë të nevojitet prezenca ime” 🇽🇰

The post Ofendoi trajnerin/Bernard Berisha: Le të mos më ftojë më, jam gati të luaj si ushtar për Kosovën appeared first on Descript.