Ballina Aktualitet OMN kishte ankimuar vendimin, KPA konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Administrative

OMN kishte ankimuar vendimin, KPA konfirmon në detyrë kreun e Gjykatës Administrative

36

Gjyqtari i gjykatës Administrative të kryeqytetit Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në 1 gusht të vitit të kaluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtarin, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Komisioneri Publik argumentonte se hetimi i KPK-së për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë dhe i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin Medja.

DSIK raportonte se Medja nuk kishte respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungonin procesverbalet dhe kishte parregullsi në njoftimin e palëve. Por pas verifikimeve, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimimi dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gentjan Medja.