Ballina Aktualitet Paniku i Ilir Metës dhe përse sulmon gjyqtarin Dvorani?!

Paniku i Ilir Metës dhe përse sulmon gjyqtarin Dvorani?!

1

Paralajmërimi i Ilir Metës për të paditur në Prokurori kryetarin e KED, Ardian Dvorani, bazohet në një interes konkret procedurial të Ilir Metës, në shpresën për t’i pamundësuar atij rikandidimin për në krye të KED vitin që vjen.

Paralajmërimi është bërë sot, ndërsa në zyrat e Ilir Metës ka shkuar lista e re e KED për vitin 2020, ku Dvorani është sërisht i vetmi gjyqtar.

Duke shpresuar t’i hapë padi penale, Ilir Meta shpreson të përdoret kaluzola që personat nën hetim nuk mund të zgjidhen në KED.

Kaq e thjeshtë është zhurma e tij për padi penale kundër Dvoranit, edhe pse nuk ka asnjë argument, pse Prokuroria të mbështesë hapjen e procesit.

Por mbi të gjitha, me Dvoranin, Metën e lidh vendimi në pakicë i tij, në gjyqin ndaj Metës.

Në shënimin e tij, Dvorani ka theksuar se Meta është mbrojtur me heshtje në gjykatë.

Ai nuk ka patur guximin të ballafaqohet me faktet, por ka heshtur si çdo mafioz në gjyq, që trembet nga klauzola se çfarëdo që të thotë, mund t’i përdoret kundër.

Ilir Meta është i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar që nuk është mbrojtur dot në gjyq, përveçse ka shqiptuar gjeneralitetet para trupit gjykyes.

Kjo është mënyra se si çdo mafioz mbrohet para gjykatës.

Dhe fakti që Dvorani në vendimin e pakicës ka argumentuar se si u bë kurthi procedurial, që ai të dilte i pafajshëm, përbën të vetmen provë krimi të tij kundër Ilir Metës.

Nga ana tjetër, nxitimi i Ilir Metës për të përdour sekretarët dhe nëpunësit e Gjykatës Kushtetuese që bëjnë sikur shpallin Gjykatë Kushtetuese, është thjesht ilustrimi i panikut të tij nga ngritja reale e Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratat e shpërndara nga njerëzit e tij në Gjykatë Kushtetuese, që gjoja kanë bërë konstituim dhe kanë pranuar kush është e ligjshme dhe e paligjshme, janë vazhdim i shkeljeve të tij të rënda kushtetuese, që duhet t’i mbahen shënim në ditën e shkarkimit.

Gjykata Kushtetuese ka sot pesë anëtarë, por njëra nga të pestat nuk është Marsida Xhaferllari, por Arta Vorpsi.

Dhe ata që kanë bërë dje humor me noterin, që është një instrument ligjor, tani të mos na kthejnë në kryetar Gjykate Kushtetuese rojet e derës së Gjykatës, për të shpërndarë lajme të rreme në shtyp.

Është e qartë që Ilir Meta po vepron nën panik. Nën panik kërkon të eleminojë Dvoranin nga gara, nën panik kërkon të shpallë Xhaferllarin anëtare Gjykate, nën panik kërkon të ngrejë një gjykatë paralele nga Gjykata Kushtetuese që po ngrihet, nën panik bën thirrje për rrëmbim armësh, e kështu me radhë.

Larg qoftë se nën panik njeriu çfarë nuk bën, ndaj është mirë ta marrë më me qetësi dhe dashuri këtë punë.