Ballina Aktualitet Papa i bëri “like” modeles braziliane, Vatikani nis hetimin e skandalit

Papa i bëri “like” modeles braziliane, Vatikani nis hetimin e skandalit

34

Së fundmi kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, është kthyer në qendër të vëmendjes. Sipas mediave të huaja Papa Françesku ka pëlqyer postimin e një modeleje braziliane.

Kjo e fundit në postimin e saj në Instagram shihet shumë ‘hot’ teksa vë në pah të pasmet e saj. Pas këtij skandali ka reaguar Vatikani, i cili vë në hetim rastin.

Mësohet se Vatikani, ka nisur punën për të zbuluar si ka ndodhur pëlqimi i modeles gjysmë të zhveshur, teksa dyshohet se ‘like’ mund të jetë dhënë nga brenda Selisë së Shenjtë.

Ndërkohë bëhet me dije se llogaria e Instagramit të Papa Françeskut, përdoret nga një ekip i posaçëm dhe kreu i Kishës Katolike jep miratimin vetëm për postimin e fotove.