Ballina Aktualitet Paralajmërimi i fortë i kryeministrit italian: Ju tregoj se çfarë do të...

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit italian: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë nëse nuk hapen negociatat

18

Për kryeminstrin italian Giuseppe Conte me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish Jugosllavisë, është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.

Ai jep paralajmërimin e fortë se nëse dështojmë dhe këtë objektiv jo vetëm do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa e të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër, por rrezikojmë që këto vende të kërkojnë aleancë me Federatën ruse por edhe me Turqinë

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian e i vendeve të ish Jugosllavisë është një proces që absolutisht duhet të vazhdoj”, ka deklaruar ainë Konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.

“Pesë vende të ish Jugosllavisë e Shqipëria aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha kreu i qeverisë italiane duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdoj.”

“Mendoj gjithashtu – u shpreh ai – që proces i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet e nëse dështojmë dhe këtë objektiv jo vetëm do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa e të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër, por rrezikojmë që këto vende të kërkojnë aleancë me Federatën ruse “lojtar historik i këtij territori” por dhe me Turqinë apo me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik si p.sh Kina e vendet e Golfit (Arabia Saudita, Kuëait, Bahrain, Emirati Arabi Uniti, Oman, Iraq, Iran, Qatar).”

“Nuk duhet të ngrihen pengesa, – tha Giuseppe Conte, – ajo cfarë vihet re është kompleksiteti e ngathtësia në procesin e vendimeve të institucioneve europiane e shumë shpesh është e vështirë të arrihet unanimiteti i 27 vendeve anëtare. E është e qartë që duhet të ndërhyjmë për të thjeshtëzuar e bërë më të shpejtë e efikas proceset vendimore europiane”, deklaroj kryeministri italian në përkujtimin e 45 vjetorit të Traktatit të Helsinkit.