Ballina Aktualitet Parandalohet k.rimi në Shkodër, ndalohet v.rasësi me pagesë

Parandalohet k.rimi në Shkodër, ndalohet v.rasësi me pagesë

32

Kapet v.rasësi me pagesë në Shkodër, udhëtoi nga Tirana me automatik ‘Scorpion’ me silenciator me motor pa targa. Finalizohet operacioni policor “Mision i pamundur”. Parandalohet një ngjare e mundshme k.riminale.

Nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me armë me vete dhe motomjet pa targa, vihet në p.ranga 48-vjeçari. Policia i sekuestron një a.rmë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një v.rasje. Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe k.riminale për v.rasje me pagesë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte a.rmë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një v.rasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mision i pamundur”.

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i d.ënuar më parë për mashtrim dhe dh.unë në familje.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një a.rmë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar a.rma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me a.rmë zjarri me silenciator dhe motomjet pa targa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “A.rmëmbajtja pa leje”.