Ballina Aktualitet Partitë Socialiste Europiane: Disa parti po përpiqen ta përdorin çështjen e teatrit...

Partitë Socialiste Europiane: Disa parti po përpiqen ta përdorin çështjen e teatrit politikisht

18

Partitë Socialiste Europiane kërkojnë që çështja e Teatrit Kombëtar në Tiranë të mos përdoret për qëllime politike.

PSE në një deklaratë thotë se është informuar në vazhdimësi edhe për projektin, por edhe për mendimet rreth Teatrit.

“Vendimi mbi fatin e kësaj ndërtese problematike ka qëndruar në duart e qeverive shqiptare për 22 vjet. Qeveria aktuale socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar. PSE është informuar se ndërtesa konsiderohet e rrezikshme nga ekspertët e sigurisë. Planet për ndërtimin e një teatri të ri modern janë në lëvizje, pas një serie konsultimesh publike dhe transparente”, shkruhet në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Sergei Stanishev ka theksuar se disa parti po përpiqen ta përdorin çështjen e Teatrit politikisht duke inkurajuar ndezjen e tensioneve, gjë që nuk do sillte asgjë të mirë ,as për artistët e as për qytetarët.

“Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin asgjë të mirë as për artistët në Shqipëri, as për qytetarët e tij. “- shkruan Sergei Stanishev.

PSE bën thirrje për një fund demokratik dhe paqësor të krizës së Teatrit Kombëtar dhe kundërshton të gjitha nxitjet për të pushtuar prona publike dhe sabotim të punëve publike.