Pas 3 testesh pozitive, Ronaldo më në fund shërohet nga Covid-19 – Descript

20

Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Covid-19 disa javë në parë. Futbollisti u karantinua në shtëpi, nën kujdesin mjekësor dhe në pritje të testit të radhës. Mirëpo, pavarësisht se Ronaldo ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, ai rezultoi në 3 teste radhazi pozitiv ndaj Covid-19.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Oct 30, 2020 at 3:54am PDT

Tashmë duket se Ronaldo është shëruar tërësisht, pasi testi i radhës rezultoi negativ. “Cristiano Ronaldo kreu një kontroll me një test diagnostik (tampon) për Covid-19. Pas testit mori përgjigje negative. Futbollisti është shëruar pas 19 ditësh dhe nuk është më i detyruar të izolohet në shtëpi,” ka qenë deklarata e ekipit të Ronaldos.

/Descript.al/

The post Pas 3 testesh pozitive, Ronaldo më në fund shërohet nga Covid-19 appeared first on Descript.