Ballina Aktualitet Pas “arratisjeve”… për nevojë estetike, rikthehet Monika për t’u “zgjidhur” problemet...

Pas “arratisjeve”… për nevojë estetike, rikthehet Monika për t’u “zgjidhur” problemet fukarejve

46

Kryetarja e LSI i është kthyer takimeve nga afër me njerëzit, duke i’u shtruar tavolina e dreka për t’u ‘qarë hallet’ në ambientet e tyre banuese. Kjo ndërgjegjshëmri e Kryemadhit vjen në një kohë që ndodhet edhe vetë jashtë parlamentit, ku vëmendja mediatike i ka rënë jo si padashur, por kjo si pasojë e pushimeve dhe ‘arratisjeve’ që Monika merr për shërbimet e saj estetike, apo për pushime afatgjata.

Bardhi kërcënon Babanin e Vaut të Dejës me 4 prillin e 1994: Tregohu i sinqertë, kemi dosjen e plotë!

Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarë dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndalesën e radhës Kryemadhi e zhvilloi në Tiranë ku kishte një takim ndryshe, në një nga banesat e qytetarëve.

Kryetarja e LSI e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problematikat që ata i ngritën Kryemadhit. Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.

Nuk kishte si mos ta mbyllte takimin, si një lidere e vërtetë e partisë si LSI-ja, që fluturon këpucë dhe çizme, (stili i preferuar i Monës), duke premtuar se me ardhejen e saj në pushtet gjithçka do t’u rregullohet, ndërkohë që i’u bleu mendjen atyre famijarëve me një drekë. E trishtë!