Ballina Aktualitet Pas takimit me ambasadorët në selinë e PD, opozita e bashkuar vihet...

Pas takimit me ambasadorët në selinë e PD, opozita e bashkuar vihet në lëvizje: Ja çfarë kërkon nga mazhoranca dhe opozi

15

Opozita e rrugës ka kërkuar mbledhjen e Këshillit politik nesër në orën 10:00. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas përfundimit të takimit me trojtën e ambasadorëve në selinë blu.

Të nderuar kolegë,

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili