Ballina Aktualitet Pas universiteteve radhën e kanë baret dhe lokalet të futen në “karantinë”:...

Pas universiteteve radhën e kanë baret dhe lokalet të futen në “karantinë”: Mbyllja në orar që nuk pritej&#82

29

Pas universiteteve, tani e kanë radhën lokalet të kalojnë në “karantinë”. Sipas burimeve të gazetës ekskluzive.al, mendohet se pas mbylljes së universiteteve dhe nisjen e mësimit online, komiteti i ekspertëve do të vendos mbylljen e bareve dhe lokaleve por jo deri në orën 22.00 siç u tha në fillim, por deri në 18.00.

Mjekja e njohur Najada Çomo, e cila është shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT por dhe anëtare e Komitetit Teknik, ka treguar se vendimi për mbylljen e universiteteve u morr pas shtimit të të infektuarve.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti pse nuk është marr i njëjti vendim për kafet dhe lokalet. Çomo deklaroi se të shkosh në kafe është një zgjedhje personale që merr.

Në fjalën e saj, mjekja ka thënë se vendi mund të izolohet pjesërisht nëse do ketë rritje alarmante të rasteve të reja. Ajo ka deklaruar në “Opinion” se mund të mbyllen zonat më të rrezikuara.

“Mund të ketë mbyllje të zonave më të rrezikuara. Edhe pjesa e lokaleve do të ketë një veprim të dytë nga qeveria”, tha ajo.