Ballina Aktualitet PD deklaron humbjen 7 muaj para votimit! Paloka zbulon alibinë: Rama po...

PD deklaron humbjen 7 muaj para votimit! Paloka zbulon alibinë: Rama po përgatit vjedhjen e zgjedhjeve, në një hotel në Dur

21

Edi Paloku ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se kryeministri Edi Rama po përgatitet të vjedhë zgjedhjet e ardhshme paralamentare.

Paloka u shpreh se Rama i mblodhi “krerët e bandave në një hotel në Durrës, dhe PD do të bëjë një denoncim për këtë rast në ditët në vijim në momentin e duhur”.

“Rama do përpiqet që të japë sinjale se do të vjedhë dhe i ka mbledhur bánditët edhe në Durrës.

Ai ka mbledhur bánditët dhe kriminelët e Durrësit në një hotel dhe ne do të bëjmë dénoncimin.

Iku Gjushi me bandat nga Durrësi. Kur të vijë momenti i duhur do ta publikojmë. Kjo është një gjë e sigurt dhe do të merret vesh se i njeh i gjithë Durrësit.

Gjushi kishte fijet me bándat, prandaj ka ardhur Rama që të mbajë lidhjet për zgjedhjet, se janë futur në kónflikt me njëra-tjetrën”, ka thënë Paloka në RTV Ora.