Ballina Aktualitet PD e ka kuptuar :”Më mirë një fund i tmerrshëm se sa...

PD e ka kuptuar :”Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund! Fillon numërimin mbrapsht: 231 ditë nga fun

22

Presidenti Ilir Meta caktoi datën 25 prill të vitit 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Duket se ky vendim është pritur me entuziazëm nga Partia Demokratike.

Kjo vjen edhe për faktin se PD-ja ka dy vite jashtë parlamentit dhe me siguri ish-deputetëve i ka marrë malli të ulen në karriget e Kuvendit.

Nga reagimi i ish deputetit Enkeled Alibeaj, duket se PD-ja e mendon seriozisht fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

“231 dite nga fundi!
Tik-tak, tik-tak”, shkruan Alibeaj.

Siç duket edhe nga postimet në rrjetet sociale, ish deputetët e PD-së mezi po presin të ulen në Kuvend apo të marrë fund karriera e tyre groteske në politik.