Ballina Aktualitet “PD ka dalë në “piknik”! Kikia përplaset me Alibeajn: Shpreheni të bindur...

“PD ka dalë në “piknik”! Kikia përplaset me Alibeajn: Shpreheni të bindur për fitore ndërsa mazhoranca vijon punën!

20

Gjatë emisionit Pa Protokoll në Report Tv ka pasur debat mes të ftuarve ku gazetari Mentor Kikia ka shprehur kritika për heshtjen e PD-së gjatë kohëve të fundit. Ai i thotë ish-deputetit Alibeaj se PD ka dalë në “piknik” dhe shpreheni shumë të bindur në fitore ndërkohë që mazhoranca vijon me punën.

“Thoni që teksa ata zihen, ju keni shkuar në piknik. E keni të sigurt që do fitoni, keni me apo lista të hapura, me apo ndryshime kushtetues e keni të sigurt fitoren. Halli i shqiptaëve nuk është të vini ju në pushtet. Halli i tyre është se përveç se të zgjedhin një qeveri të keqe më të vogël, dua që të kemi një mekanizëm poltik që tmë garantoj një sistem demokratik”, tha Kikia.

Në përgjigjen e tij, Alibeaj thotë se PD nuk ka shkuar për piknik por vijon të prezantohet programi politik. Ai shprehet se Ramës i mungojnë kauzat politike.

“Po flas për diçka që shkon përtej PD-së, shkon drejt interesit publik. Sa për piknikun ne nuk jemi në piknik. Ramës i mungon sot çdo lloj kauze politike, Rama ia ka marrë valles. Po tërheq hapjen e listave. Ai do të shtyj ditët. Nuk është piknik tu thuash njerëzve unë jam ky që jam dhe ne kemi ketë program politik”, u përgjigj Alibeaj.