Ballina Aktualitet PD po pret gjermanin e fundit

PD po pret gjermanin e fundit

34

Në selinë blu është duke u zhvilluar takimi midis kryedemokratit Lulzim Basha dhe aleatëve. Top Channel mëson se në mbledhje ka dy mungesa, Vangjel Dule i PBDNJ dhe Agron Duka i PAA, të cilët nuk ndodhen në Tiranë.

Gazetarja Elda Menga raportoi se takimi i sotëm më shumë se natyrë vendimarrëse ka natyrë koordinuese të aksionit opozitar.

Protestat e opozitës nuk do të nisin përpara datës 16 shtator, ditë kur pritet që Tiranën ta vizitojë zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul.

Sipas gazetares, zyrtari i CDU/CSU shihet nga opozitarët si dritë shprese për zgjidhjen e krizës politike.

Johann David Wadephul është më i fundit zyrtar evropian që do të synojë arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Pas Wadephul, Tiranën do e vizitojë edhe Roberto Montella, sekretar i Përgjithshem i Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Ashtu siç ka konfirmuar edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, nga OSBE ka patur më parë një tentativë për të ulur palët në tryezë, por ajo dështoi.