Ballina Aktualitet Për shëmbjen e Teatrit që do e mbronte me… gojë, Basha merr...

Për shëmbjen e Teatrit që do e mbronte me… gojë, Basha merr sot vendim në mbledhjen me koalicionin: Kjo

18

Lulzim Basha pas nisjes së shembjes së Teatrit ka vendosur të mbledhë sot në seli partitë aleate për të marrë vendim. Basha tha se do të ketë një vendim politik lidhur me këtë situatë dhe dhunës së shkaktuar. Tashmë do të ketë një vendim politik për këtë çështje nga opozita. Lideri opozitar shkoi që në orën 05:00 tek Teatri për të mbështetur artistët dhe qytetarët që ishin kundër apo dhe që ishin shoqëruar apo dhunuar.

”Ka përdorur dhunë. Tani që flasim kreu i FRPD ndodhet i shoqëruar në komisariat. Dhunë barbare dhe paligjshmëri. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pabesi. Koalicioni opozitar do të mblidhet sot për të marrë një vendim. Me Edi Ramën, paligjshmëria, dhuna dhe pabesia nuk do të mbarojnë.Pa u larguar kjo qeveri. Kur ke një parlmant të dalë nga krimi, atëhere krimi kthehet në ligj.” -tha Basha.