(Përcaktohen çiftet) Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale – Descript

22

Edicioni i sivjetmë i Kupës së Shqipërisë është një shans i artë për 3 nga 4 ekipet pjesëmarrëse për të shpëtuar sezonin e tyre apo për të siguruar një vend në kupat e Evropës.

Kupa është një objektiv edhe për Tiranën, e cila pavarësisht se është shumë pranë titullit kampion, këtë sezon dëshiron të fitoj gjithçka.

Kupa është mundësia e vetme për Kukësin për të mbyllur sezonin me trofe por është gjithashtu një turne ku edhe Teuta e Bylis, dy ekipet e tjera pjesëmarrëse na fazën gjysmëfinale, kërkojnë ti shkojnë deri në fund.

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i cili vendosi përballë këto çifte:

Kukësi-Teuta
Bylis-Tirana

Sipas kalendarit, ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, kurse akti i dytë luhet në 15 korrik. Ndërsa finalja do të zhvillohet në 2 gusht. (Descript.al)

The post (Përcaktohen çiftet) Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale appeared first on Descript.