Ballina Aktualitet Përdorimi politik i fatkeqësisë tejkalon çdo imagjinatë, Grida Duma: Manjola Cakoni ka...

Përdorimi politik i fatkeqësisë tejkalon çdo imagjinatë, Grida Duma: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

19

Anëtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit, është shprehur se kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. Këtë deklaratë znj. Duma e bëri në studion e emisionit “Ilva Now”.

“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla.

Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të ZallHerrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra.

Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, panë kryeministrin tek shtrati i spitalit.

Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen.

Recetat e tregojnë se është helmimi, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo këtë gjë, po të kishte kujdes të vërtetë psikologjik,. ajo e thotë në intervistë: që unë në raste se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat.

Ajo ka dhënë intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.